Janë përjashtuar nga Kategoria e Parë, ja çfarë po bëjnë te Erzeni që të licencohen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2020 | 13:56

Janë përjashtuar nga Kategoria e Parë, ja çfarë po bëjnë te Erzeni që të licencohen

Në miqësoren e fundit me Turbinën, një skuadër që është forcuar shumë në merkato, Erzeni bëri një paraqitje mjaft të mirë.

erzeni lushnja

Jo vetëm se fitoi 2-1, me gola të Çemës dhe Himës, por edhe me nivel loje, skuadra e trajnerit Dorian Bubeqi tregoi një nivel të kënaqshëm në këtë test.

Shijakasit kanë problemin e licencimit që për momentin i lë jashtë kampionatit, por drejtuesit e klubit kanë ankimuar me bindjen se do të marrin pjesë në kampionat.

Siç ka bërë me dije gazeta, Erzeni po përpiqet të ketë gati sa më shpejt ekipet e moshave, që është një kusht i rëndësishëm për licencimin. Nga ana tjetër, skuadrat duket gati dhe sipas trajnerit Bubeqi, renditja në katërshen e parë është objektivi minimal i Erzenit.

FIQIRI SHEHU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"