“Kishim më shumë raste se Kukësi”, Brdariç: Ja çfarë nuk funksionoi në ndeshjen e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2021 | 18:30

“Kishim më shumë raste se Kukësi”, Brdariç: Ja çfarë nuk funksionoi në ndeshjen e sotme

Vllaznia dështoi sërish për të marrë fitoren në kampionat, teksa nuk shkopi më shumë se barazimi pa gola ndaj Kukësit. Pas ndeshjes, për “Gol pas Goli”, trajneri i shkodranëve, Thomas Brdariç u shpreh se skuadra e tij bëri një ndeshje të mirë duke krijuar raste, duke shtuar më tej se e kishin përgatitur ndeshjen, që kundërshtari të mbante më shumë topin, për ta kapur në kundërsulm, por kjo nuk ndodhi.

brdaric

Rastet e humbura ndaj Kukësi- Kam pasur shumë mundësi për shënim. Jam i kënaqur nga paraqitja e lojtarëve. Skuadra krijoi shumë dhe ne jemi aty, skuadra arrin të krijojë. Kishim më shumë raste se Kukësi. Mund t’i kishim shfrytëzuar më mirë, por rezultatin është ai që është.

Imeri për gjuajtjen e penalltisë- Demir Imeri ka marrë topin pasi kishte besim, Hoxhaj i cili ishte zgjedhur ta gjuante, u largua. Dilaver ka gjuajtur penalltitë e fundit. Ne besojmë telojtarët tanë, por edhe ata duhet të kenë përgjegjësi.

Mbrojtja- Unë mendoj se jemi në një pozicion të mirë. Ka qenë një strategji që ne nuk e marrim në konsideratë fundin e ndeshjes. U munduam që duke i lënë topin Kukësit, mund ta kapnim në kundërsulm, por jo gjithmonë gjërat shkojnë si duhet.

Sulmuesit- Dilaver për mua është një lojtar dhe djalë shumë i mirë. Duhet të tregohemi pak të durueshëm me lojtarët, pasi në muajt e fundit po luajnë shumë. Dilaver e ka besimin tim, me Teutën ishte i pafat. Është sulmues shumë i rëndësishëm, por i duhet pak kohë për të qenë si në fillim të sezonit.”, tha Brdariç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"