“Jabanxhinjtë” hapin dyert për durrsakët, lojtarët e Teutës të gatshëm të ndihmojnë shokët e skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2019 | 12:27

“Jabanxhinjtë” hapin dyert për durrsakët, lojtarët e Teutës të gatshëm të ndihmojnë shokët e skuadrës

Tërmeti i fuqishëm dhe tmerri i përjetuar prej të martës ka pezulluar edhe futbollin në Durrës. Teuta nuk po stërvitet, derisa edhe ndeshja e planifikuar për të shtunën me Skënderbeun është shtyrë. Klubi ka njoftuar lojtarët që edhe dje nuk do të kryenin përgatitjet, duke i njoftuar me këtë mesazh: 

teuta

“As ditën e sotme (djeshme) nuk do zbresim në fushë për të vijuar stërvitjen, shpresoj të jeni mirë të gjithë ju dhe familjarët tuaj”. Në këto momente të vështira që po kalon ky qytet, askujt nuk po i shkon mendja të zbresë në fushën e blertë. Kanë qenë të shumta mesazhet e të gjithë lojtarëve të Teutës që nuk jetojnë në Durrës, që kanë shfaqur gatishmërinë të hapin dyert e shtëpive për shokët e skuadrës. Kujtojmë që te Teuta ka futbollistë që banojnë në Tiranë, Korçë, Shkodër, por edhe në Kosovë, Maqedoni e Veriut apo Greqi.

tEUTA

STADIUMI 

Shumë persona kanë mbetur jashtë shtëpive të tyre dhe i janë drejtuar menjëherë stadiumit “Niko Dovana”. Të sistemuar në fushën stërvitore, por edhe në ambientet e brendshme, ata kanë marrë ndihmën e parë nga vullnetarët. Gjatë natës fushat do të kthehen në kamp pritjeje me çadra të vendosura për familjet dhe njerëzit që nuk mund të kthehen në banesat e tyre. Pritet që situata të vazhdojë për disa ditë, duke e kthyer stadiumin dhe aneksin e tij në një qendër të mirëfilltë pritjeje për të pastrehët dhe personat në nevojë.

Z.Qypi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"