Ja kur do të prezantohet Florenci te skuadra e re, kapiteni i Romës i dëshpëruar: Nuk jam gati të flas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2020 | 0:45

Ja kur do të prezantohet Florenci te skuadra e re, kapiteni i Romës i dëshpëruar: Nuk jam gati të flas

Futbollisti i Romës Alesandro Florenci do të kryejë nesër vizitat mjekësore te Valencia për t’u prezantuar si futbollisti i tyre më i ri.

Florenci2

Mediat italiane shkruajnë se kapiteni i verdhekuqve kreu sot seancën e fundit stërvitore me skuadrën kryeqytetase dhe ditën e nesërme do të prezantohet në “Mestaja” si lojtari më i ri i “Los Ches”.

Futbollisti foli përpara kamerave ku nuk fshehu zhgënjimin e të mos qenit pjesë së ekipit të tij të zemrës.

“Nuk jam gati shpirtërisht për të folur, do të vijë koha. Kam shumë gjëra për t’u thënë tifozëve të Romës”, deklaroi 28-vjeçari.

VALENCIA

Florenci pasoi Daniele De Rosin si kapiten i Romës pas largimit të këtij të fundit te Boka Zhuniors vitin e kaluar. Në total, Florenci ka luajtur plot 272 ndeshje me verdhekuqtë.

Ai ka zhvilluar vetëm 10 ndeshje me Romën këtë sezon dhe synon që të luajë deri në fund të sezonit për t’u grumbulluar me Italinë në kampionatin europian të kësaj vere.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"