Italia rigjen përsëri Anglinë dhe Maqedoninë e Veriut, Mançini pas shortit të “EURO 2024”: Isha i sigurt që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2022 | 13:41

Italia rigjen përsëri Anglinë dhe Maqedoninë e Veriut, Mançini pas shortit të “EURO 2024”: Isha i sigurt që…

Italia do të jetë në grupin C të fushatës kualifikuese të Europianit të vitit 2024, me Anglinë, Ukrainën, Maqedoninë e Veriut dhe Maltën. Në një prononcim për mikrofonat e “RAI Sport”, trajneri i kampionëve aktualë të Europës, Roberto Mançini ka folur pas këtij shorti që Italinë do ta gjejë sërish përballë Anglisë dhe Maqedonisë së Veriut, me këta të fundit që e lanë jashtë Botërorit të Katarit:

MANCINI

“Ne jemi në vazon e parë, por nuk kemi qenë me fat në shortet e kryera së fundmi. Botërori? Do të na ndjekë deri në fund.

Raspadori? Është duke luajtur ndeshje të rëndësishme dhe kur ato lojtarë që kanë kualitete luajnë sfida në këtë nivel përmirësohen gjithmonë.

Isha i sigurt që do të shortoheshim me njërën mes Anglisë ose Francës.

Grupi më duket i përballueshëm, sigurisht që ndeshjet nuk janë asnjëherë të thjeshta, por janë të gjitha për tu luajtur. Me Sauthgejtin njihem mjaft mirë dhe po na shkon mirë, nuk e di nëse pajtohet edhe ai me këtë mendim.

Maqedonia e Veriut? Ishte një nga ato ndeshje që i ndodhin çdo kujt. Ndeshjet duhen luajtur të gjitha.”, përfundoi Roberto Mançini.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"