Islanda nuk është rastësi, ja si u planifikua “mrekullia” ndaj Anglisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2016 | 11:45

Islanda nuk është rastësi, ja si u planifikua “mrekullia” ndaj Anglisë

Në vitin 2002, në Islandë luhej futboll vetëm katër muaj të vitit për shkak të kushteve të këqija meteorologjike dhe faktit që ishin gjithsej vetëm gjashtë fusha, njëra prej të cilave e mbyllur. Po atë vit, renditeshin të 131-ët në klasifikimin e FIFA-s. Qeveria dhe federata vendosën të investojnë masivisht, duke bërë që sot të kenë plot 168 fusha futbolli dhe shumica e lojtarëve që aktivizohen me ekipin kombëtar të kenë dalë pikërisht nga kampionati vendës.

225541000-58250b2b-da7f-49c4-b6f2-d882c0737f25

Pas një programi të mirëdetajuar në këtë sport, sot kanë një brez futbollistësh që po shkëlqen në Europian. Së bashku me trajnerin e tyre, Heimir Halgrimson, bashkëngjitën një ekspert si Lars Lagerbak, për të rritur eksperiencën. Kjo ishte pjesëmarrja e parë në një kampionat europian, ndërkohë që pozicionohen në vendin e 34-t të FIFA-s, por me premisa për ta përmirësuar ndjeshëm në fund të muajit.

Popullsia

Islanda është një vend me vetëm 320 mijë banorë. Për kuriozitet, një nga 33 zonat e Londrës, e quajtur Barnet, ka po aq banorë sa edhe shteti që i eliminoi në 1/8-at e kampionatit Europian. Por, ndryshimi i dendësisë është i pabesueshëm. Ndërkohë në Barnet jetojnë 3634 banorë për km/katrorë, në Islandë ka 3.6 banorë për km/ katrorë.

Ekonomia

Një shtetas islandez ka të ardhura mesatare prej 54.8 mijë dollarësh në vit, çka tregon qartë që nivelin e lartë të jetesës. Por, ajo që e bën më të bukur historinë e tyre, është fakti që në shekullin e 20-të, kanë qenë vendi i dytë më i varfër në kontinent. Politikat e duhura, për investimin e madh në resurset natyre, solli një rritje të ndjeshme të ekonomisë. 31% e të ardhurave vijnë nga eksportimi i aluminit, 38% nga eksportimi i produkteve të peshkut, 4.5% nga ndërtimi i pajisjeve për avionë dhe 2.2% për prodhimin e kutive të ilaçeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"