“Iskra ishte në rrethin e skuadrave që kanë dashur këtu si kundërshtar”, Zarubica: Ky vit do të jetë ndryshe për Laçin në Europë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2022 | 10:31

“Iskra ishte në rrethin e skuadrave që kanë dashur këtu si kundërshtar”, Zarubica: Ky vit do të jetë ndryshe për Laçin në Europë!

Dejan Zarubica sezonin e kaluar përjetoi një dëmtim ku e mbajti për 3 muaj larg fushave duke qenë një mungesë e rëndësishme e Laçit në repartin ofensiv. Sulmuesi nga Mali i Zi ka dhënë një intervistë për median e vendlindjes së tij, “Vijesti.me”, duke folur për kundërshtarin e ardhshëm të kurbinasve në turin e parë të Ligës së Konferencës, Iskra dhe më pas për eksperiencën në Shqipëri:

zarubica

Ndeshja ndaj Iskrës – “Iskra ka qenë në rrethin e skuadrave që kanë dashur këtu si kundërshtar. E di që nuk do të jetë e lehtë, më së shumti i njoh ata, por duam të shkojmë më tej, edhe pse nuk do të doja të flisja kaq shumë në superlativë. Për ne tani, mund të them se shpresojmë për një fillim shumë më të mirë, vitin e kaluar patëm fatin e keq që ndeshjen e parë ta humbnim me Podgoricën, por tani sfidën e parë e luajmë në shtëpi dhe jam i sigurt se gjithçka do të jetë ndryshe pasi shorti është shumë i favorshëm, edhe se sezoni i kaluar.”

Anderleht – “Ne u eliminuam në raundin e 3-të nga Anderleht dhe jam i sigurt se do të kishte qenë shumë më e vështirë për belgët nëse do të ishim të kompletuar. Na mungonin disa lojtarë dhe kur nuk ke të gjithë ekipin kundër skuadrave të tilla, atëherë këto gjëra vihen në dukje.”

Paraqitjet personale në Europë – “Kam asistuar kundër Podgoricës, shënova golin ndaj Universitatea Kraiovës, asistova në golin ndaj Anderlehtit. Uroj që diçka e tillë të ndodhë përsëri.”

Dëmtimi – “Bëra një pushim për tre muaj, u ktheva në fund të sezonit dhe shënova dy gola të tjerë, por më e rëndësishmja është se arrita të rikuperohem.”

Sezoni me Laçin – “Sezoni ishte rraskapitës, ne luajtëm mbi 50 ndeshje, arritëm në fund në çdo garë dhe luajtëm në finalen e Kupës së Shqipërisë.”

E ardhmja – “Kam edhe një vit kontratë dhe po kaloj shumë mirë në Shqipëri.”

Kategoria Superiore – “Kampionati shqiptar po ecën me shpejtësi sidomos në infrastrukturë, është futur sistemi VAR dhe mendoj se do të bëhet gjithnjë e më i mirë.”, përfundoi Dejan Zarubica.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"