Ishte shumë pranë stolit të Flamurtarit, Troisi zyrtarizohet te skuadra e …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2019 | 19:59

Ishte shumë pranë stolit të Flamurtarit, Troisi zyrtarizohet te skuadra e …

Ish-trajneri i Kukësit dhe Laçit, Marselo Troisi i ka dhënë fund papunësisë, teksa është emëruar në stolin e një ekipi ditën e sotme.

Troisi

Troisi ishte shumë afër stolit të Flamurtarit, kur këta të fundit shkarkuan Sadedinin, por nuk u arrit një marrëveshje me palëve.

Skuadra nga kategoria e dytë greke, Ialisosi nëpërmjet faqes zyrtare, ka njoftuar se drejtimi i skuadrës i është besuar teknikut brazilian Troisi. Momentalisht skuadra nga Rodosi ndodhet në vendin e fundit në tabelën e renditjes, me vetëm 5 pikë, pas 8 ndeshjeve.

Troisi Laci

Pikërisht edhe objektivi i teknikut brazilian është të shpëtojë nga rënia këtë ekip, i cili në 5 ndeshjet e fundit ka regjistruar 3 humbje një barazim dhe vetëm një fitore. Për Troisin kjo do të jetë skuadra e tretë greke që do të drejtojë, pasi më parë ka drejtuar edhe Apollon Larisën dhe Iraklis.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"