Ishte pranë Barcelonës në merkaton e verës, flet Abidal: Nejmar përshtatet me lojën tonë, do të jetë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2019 | 14:42

Ishte pranë Barcelonës në merkaton e verës, flet Abidal: Nejmar përshtatet me lojën tonë, do të jetë…

Nejmar ishte shumë afër Barcelonës në merkaton e verës, por marrëveshja dështoi për shkak të kërkesave që kishte PSG-ja.nejmar

Sulmuesi brazilian e ka shfaqur hapur dëshirën që ka për tu rikthyer te katalanasit, aty ku u largua para 2 vitesh.  Për një afrim të mundshëm në të ardhmen të sulmuesit te Barcelona, ka folur edhe drejtori sportiv i këtyre të fundit Erik Abidal.

Francezi në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se Nejmar do të jetë gjithmonë një opsion për klubin. “ Ai është një lojtar shumë i mirë, dhe ka filozofinë e futbollit që ka edhe Barcelona. erik abidal

Gjithmonë do të jetë një opsion për ne. Përtej kësaj ne duhet të marrim disa vendime përsa i përket çështjeve financiare, disa prej tyre janë të realizueshme dhe disa të tjera jo.”, u shpreh Abidal.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"