Ishte mundësia e fundit, Kutinjo nuk qëndron në Gjermani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2020 | 22:17

Ishte mundësia e fundit, Kutinjo nuk qëndron në Gjermani

Bajerni i Mynihut duket se nuk do ta blejë mesfushorin me tipare sulmuese të Barcelonës Filip Kutinjo.
kutinjoo
Kreu i klubit bavarez Karl-Hainz Rumenige bëri me dije për “Der Spiegel” se Bajerni nuk e ka aktivizuar opsionin e të drejtës së blerjes së brazilianit. Mësohet se afati për të shfrytëzuar këtë opsion tashmë ka skaduar dhe me shumë gjasa, Kutinjo do të kthehet pas këtij sezoni në Katalonjë.

Braziliani pësoi dëmtim në kyçin e këmbës në muajin prill dhe nuk mund të luajë pasi i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Nga ana tjetër, çmimi prej 120 milionë euro që Barcelona ka vendosur për Kutinjon është në kundërshtim me politikat financiare të Bajernit.

Në këto muaj, është përfoluar se Kutinjo do të luajë sezonin e ardhshëm në Angli, ku Çelsi e mirëpret.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"