“Ishte e vështirë të bëje lojë ndaj Interit”, Sarri: Fitorja nuk ka rëndësi për Skudeton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2019 | 23:52

“Ishte e vështirë të bëje lojë ndaj Interit”, Sarri: Fitorja nuk ka rëndësi për Skudeton

Juventusi ka mundur Interin 2-1 dhe protagonistë në golin e dytë, u bënë zëvendësimet e Sarrit, Higuain dhe Bentankur. Pas ndeshjes, trajneri ka dalë në konferencë për shtyp dhe ka folur mbi atë që u pa në fushën e lojës.

mauricio sarri

Ndeshja? “Më pëlqeu personaliteti, sot nuk ishte e lehtë të bëjë lojën tënde ne një ndeshje si kjo, kundër një ekipi të fortë, i cili gjithnjë kishte fituar, me një mjedis të ngarkuar dhe plot entuziazëm. Më pëlqeu reagimi pas 1-1, bëmë një paraqitje të mirë, rezultati është një pasojë logjike. Ne kemi bërë përparim në ide, unë mendoj se nga ky këndvështrim kemi një diferencë”.

Skudeto? “Po flasim për një renditje që nuk ka asnjë vlerë për momentin. Është jashtëzakonisht i ulët  impakti i fitores”.

Skemat? “Mendoj se mund të përmirësohemi akoma. Është nje proces gradual. Kur isha te Empoli nisa me një sistem, por pastaj e ndryshova. Ashtu si te Napoli dhe Çelsi. Unë përshtatem kudo që shkoj në bazë të karakteristikave të lojtarëve”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"