“Ishin të shkëlqyer”, Guardiola iu thur elozhe rivalëve të Liverpulit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2020 | 20:00

“Ishin të shkëlqyer”, Guardiola iu thur elozhe rivalëve të Liverpulit

E kishte paralajmëruar që ndeshja çerekfinale e Kupës FA kundër Njukasëllit ishte më e rëndësishme se ajo e mbrëmshmja me Çelsin dhe impenjimi i skuadrës së tij e tregoi.

pep-guardiola_1

“Sa i përket ndeshjes, luajtëm mirë. Nuk pati shumë presion në zonë. Por ne luajtëm një ndeshje të mirë në tërësi, por gabimet tona… Urime Liverpulit për këtë sezon të shkëlqyer. E merituan. Kemi ende 5-6 javë për të luajtur. Kemi fituar shumë në vitet e fundit dhe sigurisht që duam ta ngushtojmë diferencën. Pas dy sezoneve, diferencat janë të mëdha.

Nuk patëm vazhdimësinë e sezoneve të shkuara. Liverpuli fitoi Champions-in dhe kjo i dha besim. Ata e luajtën çdo ndeshje sikur të ishte e fundit. Në fillim, ne nuk luajtëm kështu. Por nuk mund të harrojmë  ende se jemi të dytët në kampionat dhe jemi shumë më mirë se shumë skuadra të tjera”, tha trajneri i Sitit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"