“Isha lodhur duke udhëtuar jashtë”, Lilaj: Shumica e atyre që kanë luajtur me mua kanë lënë futbollin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2022 | 12:21

“Isha lodhur duke udhëtuar jashtë”, Lilaj: Shumica e atyre që kanë luajtur me mua kanë lënë futbollin

Rikthimi në Superiore për Sabien Lilajn do të jetë si të fillojë gjithçka nga e para në vendin tonë. Këtë e ka shpjeguar vetë futbollisti në prezantimin e tij zyrtar si lojtari më i ri i Dinamos. Mesfushori ka thënë para gazetarëve se pas kaq vitesh jashtë, i duhej të mësohej përsëri nga e para me kampionatin tonë.

lilaj rexhinaldo denison

“Rikthimi më duket si diçka e re, se nuk kam qenë në Shqipëri, se gati shumica e atyre që kanë luajtur me mua kanë lënë futbollin. Jam i lumtur që u riktheva sepse isha lodhur të them të drejtën duke udhëtuar jashtë. Rikthimi te Dinamo, është një ekip i madh, kjo është pika kryesore, pavarësisht se Skënderbeu ishte ne nivele të tjera. Edhe organizimi i Dinamos është në nivelet e Skënderbeut, me punë besoj se do të arrijmë atë nivel.

Edhe Skënderbeu nuk është se e nisi direkt lart, ka arritur në majë duke punuar, shtruar bazat, vit pas viti arritëm deri në grupe. Besoj se Dinamo ka vënë baza të forta.

Duhet të luash në fushë me kundërshtarët që të shohësh nivelin që kanë. Unë kam vetëm dy javë dhe nuk kam parë limitet e ekipit, por duke parë emrat besoj se do të largohemi shumë shpejt nga fundi i renditjes dhe do të ngjitemi sa më lart.

Kukësin e njoh pak të them të drejtën, përveç Lulajt me të cilin kam luajtur, nuk njoh tjetër. Por në videot dhe analizat që kemi bërë, duken ekip i mirë teknik që luajnë mirë me topin dhe besoj se do të jetë një ndeshje e vështirë.

Për objektivat nuk më pëlqen të flas shumë, por besoj se me punë do të arrijmë lart”, tha Lilaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"