Ish-mesfushori kujton të kaluarën. Ibra më rrihte kot, njëherë na dogjën autobusin dhe suedezi më detyroi të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2020 | 12:46

Ish-mesfushori kujton të kaluarën. Ibra më rrihte kot, njëherë na dogjën autobusin dhe suedezi më detyroi të…

Tashmë 38-vjeçar dhe me këpucët e varura në gozhdë, Stiven Pienar kujton me nostalgji kohët kur futbollin e përjetonte si protagonist. I rritur në akademinë e Ajaksit, ai ka luajtur edhe për Dortmundin, Evertonin dhe Sandërlendin përpara se të vendoste të mbyllte karrierën në Afrikën e Jugut në radhët e Bidvest Vits.hubo-un-incendio-en-el-hotel-e-ibra-me-mando-llevar-su-maleta

Në një intervistë të dhënë ditën e djeshme për “Mirror”, ish-mesfushori ka veçuar periudhën e Ajaksit si më të bukurën në karrierën dhe meritat ia jep një grupi të talentuar ku bënin pjesë Van Der Vart, Uesli Shnajder dhe Zlatan Ibrahimoviç. Pikërisht me këtë të fundit ishin edhe momentet më gazmore sipas Pienar që ka treguar se: “Zakonisht, gjatë transfertave, isha në dhomë me Van Der Vartin, por më qëllonte të flija edhe me Ibrën, i cili ndonjëherë niste të më godiste me shkelma pa asnjë motiv. Nuk e di përse e bënte diçka të tillë, por kjo nuk e ndryshon mendimin tim për të. Ishte një djalë i mirë dhe shpesh më ftonte të luanim videolojëra duke qenë se banonim afër në periferi të Amsterdamit”.

TRANSFERTA – Raporti i çuditshëm mes të dyve vihet në dukje edhe nga një histori të cilën Pienar nuk ngurron ta tregojë. “Do të luanim ndaj Groningenit dhe ishim në hotel. Tifozët ultras në Holandë janë aktivë, por hoteli ynë ishte i mbrojtur mirë. Pas darkës shkuam të gjithë të flinim. Teksa ishim në gjumë në dhomën tonë vjen doktori i ekipit që ishte me pizhame.ajax-2002_03-1-950_523c

Me qetësi na kërkoi që të mblidhnim sendet tona dhe të dilnim sepse në hotel kishte rënë zjarr. Disa tifozë i kishin vënë flakën autobusit tonë. Mora rrobat dhe u bëra gati të dal, kur dëgjoj Ibrën që më thotë: ‘Ku po shkon? Harrove se duhet të marrësh edhe çantën time’. Na u desh të qëndronim 90 minuta jashtë hotelit dhe as që mendoja se do të luanim. Ditën tjetër ndeshjen e fituam 2-0 dhe Zlatani shënoi njërin nga golat”, përfundoi Pienar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"