Postuar: Gusht 8, 2018 | 13:12
Ish-mbrojtësi i Tiranës firmos me Kastriotin
David Domgjoni do të jetë futbollisti i ri i Kastriotit. Mbrojtësi 21 vjeçar e ka mbyllur sezonin e fundit te Liria e Prizrenit. Ai ka firmosur kontratë 1 vjeçare me klubin.
Domgjoni ka qenë më parë pjesë e Tiranës. Shtatlarti do të mbyllë problemet e prapavijës për Plorin dhe është një përforcim shumë i rëndësishëm. Krutanët po mundohen të bëjnë merkato cilësore dhe priten edhe emra të tjerë. Më poshtë skeda e lojtarit: