Ish-sulmuesi i Bajernit i habit të gjithë, njofton tërheqjen në moshën 32-vjeçare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2020 | 22:38

Ish-sulmuesi i Bajernit i habit të gjithë, njofton tërheqjen në moshën 32-vjeçare

Ish-sulmuesi i Bajernit, Sandro Vagner i ka habitur të gjithë së fundmi, teksa ka deklaruar tërheqjen përfundimtare nga futbolli i luajtur.

dc-Cover-b5p7bktmll8pe7r2iulkkqes10-20180218143827.Medi

Sulmuesi gjerman e nisi karrierën e tij me të rinjtë e Bajernit, teksa ia doli që të arrijë deri në ekipin e parë në vitin 2008.

Megjithatë për shkak të konkurrencës së madhe, lojtari e kishte të pamundur të gjente hapësira dhe për këtë arsye u huazua në disa klube si, Djusbrg, Verder Bremen dhe Kaiserslaturen.

Telekom Cup

Më vonë lojtari provoi edhe eksperienca me Hertën e Berlinit, Hofeneimin dhe Darmshtadin, për tu kthyer më pas te Bajerni përsëri në 2018-ën. Së fundmi pjesë e Teda në Kinë, Vagner ka njoftuar tërheqjen përfundimtare nga futbolli, ndonëse është vetëm 32 vjeç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"