Ish-kapiteni zyrtarisht zv.trajner, ja kush do të jetë ndihmësi i Likës te Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2018 | 13:15

Ish-kapiteni zyrtarisht zv.trajner, ja kush do të jetë ndihmësi i Likës te Vllaznia

Elvin Beqiri do të jetë zv.trajneri i Vllaznisë. Ish-kapiteni i kuqebluve ka pranuar ftesën e bërë nga klubi për qenë pjesë e stafit teknik. Oferta në drejtim të tij është bërë më shumë se një javë para, e megjithatë vetëm mbrëmë ka kthyer përgjigje.

elvin beqiri

Zv.trajneri i ekipit U-17 të Shqipërisë ka kërkuar kohë para të marrë këtë vendim, pasi fillimisht duhet që të merrte leje edhe në federatë, nëse do i lejohej apo jo dypunësimi. Duket se federata i ka dhënë OK-in dhe rrjedhimisht shkodrani i kanë thënë “po” klubit për të qenë krahu i djathtë i Hasan Likës. Kujtojmë që Elvin Beqiri më parë ka qenë trajner i 19-vjeçarëve të akademisë “Vllaznia”, madje edhe i shpalli kampionë. Afrimi i një emri të tillë pranë stafit teknik është një tjetër plus për këtë skuadër.

Ai falë eksperiencës së tij do të jetë një ndihmë e madhe edhe për trajnerin Lika, i cili jo vetëm e njeh, por edhe i ka propozuar klubit që ta marrin për këtë rol. Me të, stafi teknik mund të quhet i plotësuar. Më herët si trajner portierësh është zyrtarizuar Ideal Lekiqi, ndërsa vetëm dy ditë më parë u prezantua si drejtor sportiv edhe turku Engin Firat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"