Ish-kampioni i Botës sulmon Ceferinin: Si mund të mbahet një fjalim i tillë kur po vdesin nga 500 njerëz në ditë?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2020 | 9:48

Ish-kampioni i Botës sulmon Ceferinin: Si mund të mbahet një fjalim i tillë kur po vdesin nga 500 njerëz në ditë?

Ish-kampioni i Botës me Italinë, në vitin 1982, Marko Tardeli është kundër rinisjes së futbollit në këtë situatë të vështirë pandemie. Në një prononcim për “ La Repubblica”, Tardeli u shpreh se askush nuk duhet të nxitohet, dëri në rikthimin e sigurisë totale.

Tardelli-640x404

“Nëse nuk ekziston siguria totale, nuk do të ndodhë kthimi në fushë. Futbolli është një lojë kontaktesh dhe eliminimi i rreziqeve është i pamundur.

Nuk ia kemi idenë as nëse ata që kanë pasur virus do të jenë 100% të shëndetshëm. Ceferin thotë që do të dëshironte që kompeticionet evropiane të mbaronin deri në shtator, por si mund të mbahet një fjalim i tillë kur po vdesin nga 500 njerëz në ditë?”, deklaron Tardelli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"