Ish-kampioni i Botës: Kombëtaren e njoh, ja si më kontaktuan për te Kamza

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2018 | 20:29

Ish-kampioni i Botës: Kombëtaren e njoh, ja si më kontaktuan për te Kamza

Pietro Virvud është emër i dëgjuar i futbollit, për të gjithë ata që e kanë ndjekur Serinë A në vitet 1980-90’. Një mbrojtës shumë i fortë që trembe edhe fenomenin Ronaldo. Ai tashmë do të jetë trajner i Kamzës. Gjatë karrierës së tij, Virvud ka fituar shumë trofe ndërsa në vitin 1982 u shpall kampion Bote me Italinë. Mbrojtësi në atë kohë aktivizohej me Fiorentinën. Në sezonin 1982-83, trajneri i ri i Kamzës u shpall kampion i italisë me Romën.

Kamza56

Pietro më pas u shëndërru në një nga lojtarët flamur të Sampdorias, nga vitet 1983 deri në 1995.12 vjet me “dorianët”, periudha më artë. Gjatë këtyre viteve fitoi 4 kupa italia, 1 kampionat dhe 1 kupë superkupë Italie me 358 paraqitje. Me pas transferohet te Juventusi ku fitoi  fitoi Championsin në 1995-96’. Si trajner ka pak eksperiencë. Skuadra e fundit që ka drejtuar është Honviedi në vitin 2014. Ai tashmë ndodhet në Tiranë dhe është gati për eksperiencën e re. Në një prononcim për mediat. Virvud u shpreh:

Trajneri

“Kombëtaren e Shqipërisë e njoh e kam parë disa herë, ndërsa futbollin shqiptar shumë pak. Dua të them që është një kampionat në rritje. Më kontaktuan disa persona që njihja dhe më thanë që kjo është një mundësi e mirë. E pranova diçka të tillë. Fluturova nga Londra dhe erdha këtu. Tani po shoh të gjithë projektin. Po shoh një frymë pozitive në këtë ambient.

Takimi me kryetarin e Bashkisë dhe presidentin ishte frytdhënës. Kanë dëshirën të bëj mirë dhe kjo më duket interesante. Gjithmonë kam qenë gati për eksperiencë të re. Kam luajtur në futbollin italian për 20 vite dhe kam trajnuar disa skuadra. Nuk kam frikë dhe jam gati të jap kontributin tim për ta çuar më përpara këtë skuadër”, u shpreh trajneri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"