Ish-futbollisti i Tiranës hedh hapin e madh në karrierë, debuton me ekipin e parë në La Liga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2018 | 23:05

Ish-futbollisti i Tiranës hedh hapin e madh në karrierë, debuton me ekipin e parë në La Liga

Mervil Ndokyt u transferua një vit më parë, tek ekipi i Getafes në La Ligan spanjolle, me klubin bardheblu që bëri një nga shitjet më të mëdha në histori. Fantazisti, ndërkohë, që nga janari është regjistruar me ekipin e parë.

mervil getafe

Ai ka debutuar dje me Getafen, në sfidën që spanjollët zhvilluan ndaj Selta Vigos, dhe fituan me shifrat 3-0. Mervil u fut në lojë në minutën e 86-të. Nëpërmjet një postimi në Facebook, klubi i Tiranës i ka uruar suksese 19-vjeccarit në karrierën e tij.

mervil

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"