Ish-futbollisti i Rejnxhërsit “mbyt” me kritika Kamberin: Nuk ka dhënë ndonjë gjë, habitem pse duan ta blejnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2020 | 23:48

Ish-futbollisti i Rejnxhërsit “mbyt” me kritika Kamberin: Nuk ka dhënë ndonjë gjë, habitem pse duan ta blejnë

Ish-futbollisti i Hibernianin dhe Glasgou Rejnxhërsit Ien Mërrej kritikoi ashpër klubin legjendar skocez për huazimin e sulmuesit të Shqipërisë Florian Kamberi nga Hiberniani.

florian kamberi

Në një prononcim për “Mail Sport”, Mërrej e konsideron huazimin e Kamberit si “firmosje prej paniku”, për shkak të dëmtimit të sulmuesit veteran Zhermen Defo.

Sipas teknikut   skocez, Kamberi nuk ka lënë aspak përshtypje pozitive si sulmues sepse ka shënuar vetëm 1 herë që kur mbërriti në janar tek kjo skuadër, ndërsa theksoi se sulmues të tjerë që kanë shënuar mbi 20 gola në sezon, nuk kanë arritur dot të fitojnë vendin në formacionin titullar të Rejnxhërsit. Në një skuadër tjetër, Kamberi do të ishte një lojtar zëvendësues”, gjykon Jen Mërrej.

skoceze

“Kamberi ngjan si firmosje prej panikut në çastin e fundit. U habita kur Rejnxhërsi kërkoi atë dhe jam habitur akoma më tepër që dëshiron ta mbajë në ekip. Nuk mendoj se ka treguar diçka në ndeshje. Të luash për Rejnxhërsin, duhet të jesh futbollist i veçantë. Kanë luajtur shumë djem që kanë shënuar 20 gola në sezon dhe ende nuk kanë debutuar në Ibroks. Është një terren shumë konkurues dhe nuk jam i sigurtë nëse Kamberi është tip që nuk e pranon të mos jetë titullar.”, shprehet Mërrej.

Rejnxhërsi dëshiron ta blejë Kamberin në fund të sezonit, por Hibernani nuk refuzon ta ulë çmimin e Kamberit nën 1.2 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"