Isaevski thuajse jashtë, Brdariç fikson titullarët ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2021 | 9:48

Isaevski thuajse jashtë, Brdariç fikson titullarët ndaj Tiranës

Mbrojtësi i majtë, Aleksandër Isaevski, me shumë mundësi nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme ndaj Tiranës. Edhe pse stafi mjekësor ka bërë të pamundur për të rikuperuar në kohë rekord lojtarin, mesa duket nuk është dashur të rrezikohet, pasi në rast aktivizimi, kavilja e dëmtuar mund të përkeqësohej.

Vllaznia festa e golit

Kësisoj, Isaevski ka munguar në seancën e fundit dhe vetëm një mrekulli mund të bëjë që ai të jetë në fushë. Trajneri Tomas Brdariç ka fiksuar titullarët dhe nga ajo që është parë, në krahun e majtë ku ishte parashikuar të luante maqedonasi, do të aktivizohet Arsid Kruja. Dje, shkodrani është provuar si mbrojtës i majtë në stërvitjen e fundit, por nuk është hera e parë që mesfushori me tipare sulmuese luan në pozicione jo natyrale.

Ai është kthyer në lojtarin “xhol” të skuadrës, duke pasur një rendiment të shkëlqyer gjatë këtij sezoni. Ndërkohë, sa i përket pozicioneve të tjera, dilema e vetme është nëse do ta nisë nga minuta e parë Ardit Hoxhaj apo Arlind Kalaja, edhe pse vlonjati duket më i favorizuar. Skema pritet të jetë 4-2-3-1, nga ku rikthehet si titullar në majën e ofensivës boshnjaku Haris Dilaver. Mungesë e sigurt është mesfushori Herald Marku, i cili ende nuk e ka kaluar dëmtimin.

1111

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"