Inzagi flet për derbin dhe telashin që la pas merkato: Skrinjar nuk është më kapiteni ynë, ja kush e mban shiritin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2023 | 18:02

Inzagi flet për derbin dhe telashin që la pas merkato: Skrinjar nuk është më kapiteni ynë, ja kush e mban shiritin

Simone Inzagi kërkon fitoren e tij të parë në derbi në kampionat në përballjen ndaj Milanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21 në Serie A. Pas humbjes në fazën e parë, tekniku i zikaltërve kërkon maksimumin në këtë sfidë, duke mos nënvlerësuar gjendjen momentale në të cilën ndodhen kuqezinjtë.

INZAGI

“Derbi është i veçantë. Milan nuk po kalon një moment të mirë, por ata janë kampionë të Italisë dhe në fazën e 1/16-tave në Ligën e Kampioneve. Ata kanë cilësi, unë i respektoj. Ne duhet të vendosim cilësinë në fushë, të jemi të vendosur e të vëmendshëm. Do të japim gjithçka në fushë.

Derbit janë gjithmonë histori më vete, kampionët përballen me zhgënjime, por zgjidhja më e mirë është që t’i përballojmë me përqendrimin e duhur dhe të qëndrojmë të ekuilibruar”.

Në anën tjetër, shiritin e kapitenit nuk pritet ta mbajë Milan Skrinjar, i cili do të luajë deri në fund të sezonit me skuadrën zikaltër, përpara se të kalojë te PSG si transferim i lirë në verë. Lidhur me këtë vendim, Inzagi shpjegoi se kjo nuk do të ndikojë në minutat e mbrojtësit sllovak i cili do të jetë në fushë përballë kuqezinjve. “Nuk e gjykoj vendimin e tij, merrem vetëm me njeriun dhe futbollistin. Ai është djalë i shkëlqyer, me shumë mundësi do të jetë pjesë e ndeshjes. Për atë që ka ndodhur, nuk do të jetë më kapiteni ynë. Kapiteni ynë është Handanoviç, pastaj me radhë Brozoviç dhe Lautaro”, theksoi trajneri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"