Interi në alarm para Totenhemit, Azamoah është anësori i vetëm në gatishmëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 17:31

Interi në alarm para Totenhemit, Azamoah është anësori i vetëm në gatishmëri

Katër ndeshje: dy humbje, një bara zim dhe vetëm një fitore. Nga statistikat nuk ka shpëtim: është starti më i dobët në kampionat prej 2011-ës. Një mënyrë e shëmtuar për t’iu afruar debutimit në Ligën e Kampioneve. Në krahun tjetër, as Totenhemi nuk mund të lëvdohet pas humbjes 1-2 (gjithashtu brenda fushe) nga Liverpuli (po të shtunën) dhe me 9 pikë në 5 ndeshjet e para të Premier Ligës.

5b9d2fd0936f9.image

PRAPAVIJË ME TRE? – Jo vetëm rezultati: disfata kundër Parmës ka pasuar vetëm lajme të këqija për Interin, që rrezikon të nisë aventurën në Europë me lojtarët e numëruar, veçanërisht në mbrojtje. Duke nisur nga Sime Vrsaliko: mbrojtësi i djathtë, në fakt, pësoi një dëmtim muskulor në sfidën SpanjëKroaci (6-0, e vlefshme për Ligën e Kombeve) që e detyroi të humbiste edhe përballjen ndaj verdhebluve.

Por, Spaleti nuk do e ketë në gatishmëri as me londinezët. E me shumë mundësi as D’Ambrozion, megjithëse italiani ka ende një shans, pasi nuk është përcaktuar pesha e problemit. Ndërsa, Dalbert nuk u përfshi në listën “europiane” si pasojë e limitimeve të UEFA-s. I vetmi anësor, pra, mbetet Azamoah.

inter

Ndaj, trajneri zikaltër mund të jetë i detyruar të marrë masa drastike: një hipotezë është zhvendosja e Milan Shkrinjar në krahun e djathtë të prapavijës, ndërsa tjetra (më e mundshmja) është kalimi te mbrojtja me tre Miranda-De Vraj-Shkrinjar. Gjithçka do merret në konsideratë sot, në pritje të një “sinjali” edhe nga vetë Spaleti, i cili së bashku me dy lojtarë do prezantohen në konferencën për shtyp prag të ndeshjes me Totenhemin.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"