Interi me Milanin ndajnë vendin e 5-të dhe të 6-të, ja sa përfitojnë skuadrat italiane nga sponsorat dhe kush kryeson

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2020 | 13:54

Interi me Milanin ndajnë vendin e 5-të dhe të 6-të, ja sa përfitojnë skuadrat italiane nga sponsorat dhe kush kryeson

Në një situatë të vështirë ekonomike të krijuar nga pandemia, një vendo ku skuadrat e futbollit mund të mbështetet janë sponsorat në fanella. Sipas mediave italiane, klubet e Serisë A do të arkëtojnë rreth 169 milionë euro në total nga sponsorat e fanellave gjatë këtij sezoni, ose e thënë ndryshe rreth 8 milionë eruo më shumë se sezonin e kaluar.

pjimage (2)

Juventusi kryeson me 48 milionë euro fitime, ku 42 milionë euro i merr nga “Jeep”, ndërsa 6 milionë të tjera nga “Cygames”. Në vendin e dytë qëndron Fiorentina me 26.2 milionë euro, ndërsa Sasuolo renditet e treta me 18 milionë euro.

Interi dhe Milani ndajnë vendin e 5 dhe të 6, me zikaltërit që përfitojnë 11 milionë euro ndërsa kuqezinjtë 10 milionë. Bie në sy Lacio që renditet e fundit me vetëm 500 mijë euro përfitime në sezon, ndonëse në sezonin e kaluar shkëlqyen në fushë, duke u kualifikuar edhe në Ligën e Kampioneve.

Renditja e plotë:

Juventus – 48 milionë euro
Fiorentina – 26,2 milionë euro
Sasuolo – 18 milionë euro
Roma – 16 milionë euro
Inter – 11 milionë euro
Milan – 10 milionë euro
Napoli – 9 milionë euro
Atalanta – 7 milionë euro
Torino – 5 milionë euro
Kaljari– 4 milionë euro
Bolonja– 2,5 milionë euro
Udineze – 2,2 milionë euro
Parma – 2,1 milionë euro
Verona – 1,5 milionë euro
Benevento – 1,5 milionë euro
Xhenoa– 1,5 milionë euro
Krotone– 1 milionë euro
Sampdoria – 1 milionë euro
Specia – 0,7 milionë euro
Lazio – 0,5 milionë euro

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"