Interi e kërkon me ngulm për sezonin tjetër, sot është ndeshja e Marash Kumbullës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2020 | 8:45

Interi e kërkon me ngulm për sezonin tjetër, sot është ndeshja e Marash Kumbullës

Verona-Inter pritet të jetë ndeshja e Marash Kumbullës. Nuk është mister që mbrojtësi i verdhebluve është një objektiv i merkatos zikaltër. Ndërkohë sot do të jetë kundërshtar.Kumbulla Inter

Për shqiptarin me vitlindje 2000 pritet të nisë një “ankand” i vërtetë: sezoni i tij i parë si titullar në Serinë A e ka vendosur shumë shpesh mes protagonistëve nëpër kronika dhe jo më kot Verona për ta lënë të lirë nis nga një vlerësim prej 30 milionë eurosh.

Përtej zikaltërve në garë për talentin është Lacio që ka nisur kontaktet, ndërsa në sfond qëndron edhe Juventusi. Sot në fushë nga minuta e parë kundër Interit parashikohet të jetë edhe Amir Rrahmani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"