Interi dhe PSG-ja vendosin për Mauro Ikardin, zbulohet e ardhmja e sulmuesit argjentinas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2020 | 12:58

Interi dhe PSG-ja vendosin për Mauro Ikardin, zbulohet e ardhmja e sulmuesit argjentinas

Mauro Ikardi te PSG është në metrat e fundit. Duket me të vërtetë shumë afër transferimi i sulmuesit të huazuar nga Interi në “Parc des Princes”. Siç zbulon “ESPN”, argjentinasi do të vazhdojë të qëndrojë në Francë, duke qenë se zikaltrit kanë vendosur të bëjnë një ulje nga 70 milionë eurot që kërkonin verën e shkuar për transferimin e ish-kapitenit të tyre.mauro ikardi inter

Akordi mes klubeve, duke parë edhe krizën ekonomike që po shkakton Koronavirusi, është gjetur për një shifër rreth 60 milionë euro (55 milionë plus 5 milionë bonuset). Klubet janë ende duke biseduar, ashtu siç negocion me kampionët e Francës edhe Vanda Nara, gruaja dhe menaxherja e sulmuesit që në sezonin e tij të parë në Francë shënoi 21 gola.

Për të është gati një kontratë 4-vjeçare, nga e cila do të fitonte 10 milionë euro në sezon. E njëjta rrogë që merr edhe Edinson Kavani, por deri më 30 qershor, duke qenë se kontrata e sulmuesit uruguaian nuk do të rinovohet. Për ish-bomberin e Napolit ka një interes të fortë të Interit dhe Atletikos së Madridit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"