Interi dhe futbollisti i Premier Ligës janë shumë afër , zbulohet kërkesa e lojtarit dhe oferta zikaltër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2020 | 13:18

Interi dhe futbollisti i Premier Ligës janë shumë afër , zbulohet kërkesa e lojtarit dhe oferta zikaltër

Tani që palët e treta janë veçuar, interesimi i gjatë për Olivie Zhirunë mund të sjellë më në fund frytet e shpresuara. Sulmuesi francez kërkon një klub serioz dhe Interi mund të jetë gati ta kënaqë.Zhiru

Në mënyrë për t’i ofruar edhe Antonio Kontes, për sezonin e ardhshëm, zëvendësuesin e Lukakut të kërkuar gjatë në merkaton e dimrit, në atë moment u vendos në mes Çelsi që kërkonte rreth 10 milionë euro për një futbollist në skadencë kontrate këtë qershor dhe në moshë jo më të re (33 vjeç).

IDEJA – Tani që francezi kampion bote në fuqi është zot i fati të tij i ka bërë kërkesën e parë Interit: kontratë 3-vjeçare. Për ta pasur është gati të heqë dorë edhe nga një pjesë e pagës aktuale, që i afrohet 8 milionë eurove në sezon; duhet të ulet poshtë 6,5 milionëve, që aktualisht është tavani për skuadrën e Kontes: Xhuzepe Marota dhe Piero Auzilio janë gati t’i ofrojnë një kontratë 2-vjeçare me opsionin për një të tretë. Opsion që do të ishte në dorë të klubit, ose do të hynte në fuqi automatikisht në bazë të rezultateve personale.

LEDIO NASE-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"