Interesimi për turp, as 200 tifozë në “Loro Boriçi” për Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2017 | 10:20

Interesimi për turp, as 200 tifozë në “Loro Boriçi” për Vllazninë

Ndeshja Vllaznia-Lushnja regjistroi një rekord negativ sa i përket pranisë së tifozëve në vitet e fundit në stadiumin “Loro Boriçi”. Numri nuk i kalon as 200 të pranishëm duke konfirmuar se skuadra është braktisur totalisht pas një kohe të gjatë rezultatesh negative.

Vllazniaft

Kriza e rezultateve ka dhënë efektin të menjëhershëm te tifozëria shkodrane, që është ftohur ndjeshëm me ekipin. Edhe pse kishte afro 1 muaj që Vllaznia nuk luante në fushën e saj, sërish nuk mendohej se stadiumi do të kishte vetëm 200 tifozë. Edhe kur u shënuan golat, festimet kanë të vakëta, madje as duartrokitjet nuk u dëgjuan mirë.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse pas kësaj fitoreje, mbështetësit e Vllaznisë do të rikthehen në stadium për të përkrahur skuadrën e tyre në ndeshjen e radhës, që do të zhvillohet të dielën në orën 14:00, në “Loro Boriçi” kundër Luftëtarit. Kjo sfidë është jetike për Vllazninë, pasi gjirokastritët kanë të njëjtën kuotë pikësh me kuqeblutë. Në sezonin e kaluar Vllaznia nuk arriti të fitonte asnjë ndeshje ndaj gjirokastritëve, madje në fazën e dytë Luftëtari fitoi 2-3 në Shkodër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"