Inter test “anti-stres” ndaj Juves/ Sumi “OK”, por mbrojtja fut ujë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2021 | 14:02

Inter test “anti-stres” ndaj Juves/ Sumi “OK”, por mbrojtja fut ujë

Fitorja ndaj Shaktarit duket se ka rritur disi besimin në shtëpinë e Interit, por frika për sfidën me Juventusin ka filluar të japë frytet e para.

inter

Zikaltrit kanë sulmin më të miër në Serinë A, plot 23 gola. Xheko shënon shumë, por ka karakteristika të ndryshme nga Lukaku dhe kërkon mbështejtjen e ekipit nga prapa.

Aktualisht, Inzagi ka një formacion të pabalancuar. Me një Çalhangolu mes uljesh e ngritjesh, Sensi të dëmtuar pothuajse kohën më të madhe të vitit e Vidal që rikthehet si lidër atëherë kur duhet, nuk është vetëm mesfusha që fut ujë. Problem për Interin mbetet dhe prapavija. Shkriniar ka treguar që është një lidër i vërtetë këtë sezon, ndërsa Bastoni nuk është në nivelin e sezonit të kaluar.

Shqetësues është dhe krahu i djathtë, ku zëvendësuesi i Hakimit, Dumfrajs nuk po arrin ende të gjejë formën optimale. Ndaj Juves do të jetë një test stresi për Interin, që ndaj të mëdhave këtë sezon nuk është se ka bërë mirë. Real Madrid, Lacio, Atalanta kanë arritur tu hapin shumë punë zikaltërve, edhe pse sulmi ka reaguar ka qenë mbrojtja që nuk i është përgjigjur ideve të Inzagit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"