Inovacion për klubet shqiptare dhe Kombëtaret, analiza me video dhe lehtësi për skautim. Ja programi i ri në FSHF

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2019 | 17:48

Inovacion për klubet shqiptare dhe Kombëtaret, analiza me video dhe lehtësi për skautim. Ja programi i ri në FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit, në kuadër të inovacionit dhe përshtatjes sa më shumë me ekipet e tjera europiane, ka bërë me dije ditën e sotme, se ka blerë platformën Wyscout për 4 vite.

media-fb

Por, çfarë është kjo platformë? Siç njofton FSHF, ky sistem i jep mundësi klubeve të sigurojnë të dhëna statistikore mbi ndeshjet që ato kanë zhvilluar, ndeshjet e radhës që do të duhet të përgatisin, të monitorojnë dhe marrin informacion për lojtarë në 124 shtete të botës dhe 400 kampionate. Në të njëjtën kohë FSHF do ti ofrojë falas, ashtu si aksesi në dy llogari Wyscout, kurse trajnimi për video-analistë klubeve të Kategorisë Superiore dhe klubeve të interesuara nga Kategoria e Parë.

wyscout-report-wyscout-report_3049609

Wyscout bashkëpunon edhe me ekipe të nivelit më të lartë, si PSG, Mançester Junajtid, Juventus, Bajern Mynih, apo edhe me ekipe kombëtare. Përmes ofrimit të teknologjisë më të mirë për analiza video, si dhe identifikimin e talenteve, ky program do të mbështesë të gjitha klubet shqiptare, por edhe ekipin Kombëtar. Më poshtë, edhe deklarata e Wyscout për lidhjen e marrëveshjes me FSHF.

DEKLARATA

Wyscout shpall partneritetin e tij me FSHF për të mbështetur zhvillimin e futbollit profesional në Shqipëri

Wyscout do t’i ofrojë të gjitha klubeve të Kategorisë Superiore bazën e të dhënave me video dhe të dhëna të tjera, duke mbështetur proceset e zbulimit dhe analizës së performancës.

Wyscout, kompania lider në kërkimet për klube profesionale dhe ekipet kombëtare, është e kënaqur të hapë bashkëpunimin e saj me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Departamentin e Analizës, Skautimit dhe Inovacionit me një projekt afatgjatë të përqendruar në zhvillimin e proceseve të rekrutimit dhe në analizën e performancës, duke përfshirë të gjitha klubet e Kategorisë Superiore dhe të gjitha ekipet Kombëtare.

wyscout_player_page1

Falë përvojës së gjatë përkrah skuadrave më të larta si PSG, Mançester Junajtid, Juventus, Bayern Mynih dhe ekipeve kombëtare, Wyscout garanton mbështetjen e saj për zhvillimin e futbollit shqiptar, përmes ofrimit të teknologjisë më të mirë për analiza nëpërmjet videos dhe identifikimin e talenteve, lehtësimin e punës së përditshme të profesionistëve.

Për një përdorim të duhur të teknologjisë, trajnimi do të jetë një nga shtyllat e projektit, i cili përfshin punë të kryera nga Wyscout që do të ofrojnë aftësi dhe mbështetje të nevojshme nga skautët dhe analistët shqiptarë.

“Ne duam të mbështesim zhvillimin e futbollit global, duke ndihmuar klubet sportive të të gjitha niveleve të marrin vendime kuptimplote dhe të informuara përmes përdorimit të kombinuar të videos dhe të dhënave. Me këtë marrëveshje klubet shqiptare më në fund do të kenë qasje në mjetet që u duhen për të evoluuar dhe për të arritur një avantazh konkurrues. ”- tha Sam Lloyd, zëvendës president i Hudl, kompania ofruese e programit e themeluar në 2006.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"