Indianapolis, Markez triumf “in extremis”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2015 | 14:14

Indianapolis, Markez triumf “in extremis”

MarkezMark Markez fitoi Çmimin e Madh të Indianapolis, e dyta radhazi në Botërorin e MotoGP-së, por vuan shumë më tepër se sa pritej duke i rrëmbyer vendin e parë Horge Lorencos “in extremis” vetëm 3 xhiro nga fundi pas një beteje mahnitëse. I treti u pozicionua Valentino Rosi, edhe ky në një duel “rrotë më rrotë” me Dani Pedrozën që në fund detyrohet të hapë krahun. “Captain” Markez mbron rekordin e tij e të pamposhturit në SHBA, ndërsa në MotoGP ka fituar gjithmonë duke çuar në pesë radhazi serinë e triumfeve në Indy dhe të 700-in për Hondën në histori.

Mesazhe kërcënuese vijnë nga Markez në garën për titullin dhe tashmë dyshja e Yamahas nuk mund të ndihet më e relaksuar. Sigurisht si për fitoret e “Grand Prix”-ve, ndoshta edhe për klasifikimin e përgjithshëm. Nën një qiell me re, nën kërcënimin e shiut, gara ka qenë mes Markezit e Lorencos për majën e podiumit dhe Pedrozës dhe Rosit për shkallën më të ulët. Dhe verdikti u dha vetëm në fund me një luftë të ngushtë. Starti ka qenë perfekt i Lorencos, i ndjekur nga Honda e Markez dhe Pedrozës, ndërsa Rosi katapultohet i katërti direkt me një distancë 2.2 sekonda.

Tetë xhiro nga fundi, valëvitet flamuri i bardhë me “x” e kuq që sinjalizon pikat e para të shiut. RosiPedroza bëjnë dy herë rokadën me njëri-tjetrin, ndërsa dueli Lorenco-Markez bëhet edhe më drithërues. Dhe, tre xhiro nga fundi, Markez bën mrekullinë duke i treguar shpinën bashkëkombësit të Yamahas, që gjithsesi nuk heq dorë. Markez i reziston presionit dhe pret i pari vijën e finishit. “Doktori” ruan kreun në kuotën e 195 pikëve, ndërsa Lorenco tashmë është vetëm 9 pikë larg dhe Markez shkon në 139 pikë. Ndërsa në klasin Moto2 fitues doli Aleks Rins. Spanjolli në triumfin e parë në Moto2 me Paginas Amarillas Hp 40 Kalex e ndali kohën në 41’18″866, duke mposhtur në finish francezin Johan Zarko dhe italianin Franko Morbideli. Zgjedhja e gomave në start ishte vendimtare për raundin e dhjetë të Botërorit në klasin Moto3 në cirkuitin e Indianapolis. Piloti belg Livio Loi (Rë GpHonda Racing) kaloi i pari vijën e finishit, duke fituar garën në Amerikë, suksesi i parë për të në karrierë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"