INCIDENTI/ Nuk e njohin, vajzat nxjerrin lojtarin e Junajtid nga fusha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2020 | 19:05

INCIDENTI/ Nuk e njohin, vajzat nxjerrin lojtarin e Junajtid nga fusha

Odio Ighalo po shënon eksperienca më interesante jashtë fushe sesa brenda që kur u huazua te Mançester Junajtid nga Shangai Shenhua në orët e fundit të merkatos së janarit.ighalo

Pasi u fut për dy javë në karantinë prej frikës së Koronavirusit, sulmuesi nigerian u stërvit i distancuar nga skuadra.

Dhe gjatë një seance në fushat e një universiteti, teksa futbollistet femra hynin në fushë, jo vetëm që nuk e njohën Ighalon, por i kërkuan atij që të lërë edhe fushën.

Keqkuptimi u zgjidh në kohë dhe për t’i kërkuar falje për gjestin e tyre, disa prej vajzave i kërkuan një foto afrimit të “Djajve të kuq” në merkaton e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"