Imobile me statistika prej bomberi, më mirë se sulmuesi i Lacios bën vetëm… Levandovski

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 21:24

Imobile me statistika prej bomberi, më mirë se sulmuesi i Lacios bën vetëm… Levandovski

Çiro Imobile u bë protagonist duke shënuar një gol në sfidën e Lacios me Kaljarin.

imobile

Bomberi italian zhbllokoi sfidën në fundin e pjesës së parë duke arritur shifrën e 5 realizimeve këtë kampionat në 4 ndeshje të luajtura.

Por e veçanta është se katër prej golave, Imobile i ka shënuar në ‘’Olimpiko’’ dhe më mirë se sulmuesi i Lacios ka bërë vetëm ylli i Bajernit, Robert Levandovski i cili ka realizuar 5 gola në shtëpi këtë sezon. Megjithatë goli i Imobiles nuk i mjaftoi Lacio e cila në fund barazoi 2-2.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"