Igli Tare sulmohet nga pitbulli, njëri prej qenve të tij ngordh duke e mbrojtur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2021 | 23:54

Igli Tare sulmohet nga pitbulli, njëri prej qenve të tij ngordh duke e mbrojtur

Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare është ndashur me një incident të frikshëm ditën e sotme. Mediat italiane raportojnë se ish-sulmuesi i Shqipërisë është sulmuar nga një pitbull, i cili ka shqyer për vdekje njërin prej dy qenve të tij të vegjël.
igli tare
47-vjeçari ka pësuar dëmtime të lehta, ndërsa humbja e njërit prej qenve ka hidhëruar të birin e tij, Etienin, i cili reagoi në rrjetet sociale.

“Pusho e qetë zemër! Do më mungosh shumë. Do të kem gjithmonë në zemër!”, shkruan i biri i Igli Tares.

Ndërkohë, ka nisur hetimi për ngjarjen e ndodhur teksa raportohet se pitbulli ka qenë i palidhur me zinxhit dhe ka mundur të kalojë gardhin mes banesave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"