Idrizi: Pres tjetër çudi nga Liçaj, tifozët të mos krijojnë më probleme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2017 | 10:50

Idrizi: Pres tjetër çudi nga Liçaj, tifozët të mos krijojnë më probleme

“Pres sërish çudinë e Lejdi Liçajt. Ishte fantastike ajo që bëri në Lushnjë. Besoj se Lejdi dhe të tjerët do të na dhurojnë sërish diçka të bukur edhe në ndeshjen ndaj Teutës”. Kështu është shprehur dje për “Panorama Sport” administratori i klubit të Flamurtarit, Sinan Idrizi. Ai foli edhe për faktin që ndeshja do të luhet pa tifozë.

flamurtari

“Unë isha pro dënimit nga FSHF për tifozët, pasi sjellja e tyre ishte e papranueshme. Por, ka pasur edhe ngjarje më të rënda në stadiume të tjera dhe nuk janë dënuar kështu. Pra, FSHF ka vepruar me dy standarde. Gjithsesi, unë ju bëj thirrje tifozëve që ta mbështesin Flamurtarin dhe të mos krijojnë këto probleme. Ta kthejmë në festë ndeshjen”, deklaroi dje Idrizi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"