Ibrahimoviç i largon “vetes” një talent, i dhuron “Djallit” Robakun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2020 | 18:47

Ibrahimoviç i largon “vetes” një talent, i dhuron “Djallit” Robakun

Milan ka investuar për të ardhmen dhe ka nënshkruar me 17-vjeçarin e Hamarbit, Emil Robak. Bëhet e ditur se sulmuesi u ble nga kuqezinjtë për 1.5 milionë euro. “SportExpressen” konfirmon se Milani ka arritur marrëveshje me klubin suedez, që është në pronësinë e Zlatan Ibrahimoviçit.

Emil Robak

Siç thamë, kuqezinjtë paguan 1.5 milionë euro për talentin Robak, i cili ka bërë 5 paraqitje me Suedinë U-17, dhe që raportohej së kërkohej edhe nga Arsenali. Djaloshi pritet të udhëtojë sot drejt Milanos për vizitat mjekësore të cilat do të pasohen nga firma mbi kontratën që do ta lidhë me kuqezinjtë për 4 sezonet e ardhshme.

Fillimisht ai do të jetë pjesë e ekipit të të rinjve nën drejtimin e Federiko Xhuntit, por nuk përjashtohet përfshirja në ekipin e parë ku “kumbari” Ibra mund ta ndihmojë të përshtatet me realitetin e ri, të paktën në fazën përgatitor që “Djalli” do të nisë të hënën e 24 gushtit.

KARAKTERISTIKAT – Megjithëse 17 vjeç, Ribak cilësohet si ylli më i ri në orbitën e futbollit suedez, aq më tepër që ka edhe tetë prezenca mes profesionistëve. 187 centimetra e 79 kilogramë janë një kartëvizitë e mirë, por jo mjaftueshëm për ta cilësuar si Ibrahimoviçi i ri.

Në fakt, dyshja tashmë njihet, sepse gjatë izolimit kur Zlatani u stërvit me Hambarbin, Ribak ishte ende pjesë e bardhegjelbërve nga Stokholmi. Në gjurmët e tij prej kohësh ishte edhe Arsenali me Bajernin e Mynihut, por befasia e Milanit dogji të gjithë konkurrencën e nuk përjashtohet që në zgjedhjen e sulmuesit të ri të ketë ndikuar edhe Ibra.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"