“Ibrahimoviç është si një vëlla për mua”, Stankoviç: Milani duhet të përmirësohet, kampionati varet nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 11:25

“Ibrahimoviç është si një vëlla për mua”, Stankoviç: Milani duhet të përmirësohet, kampionati varet nga…

Dejan Stankoviç përgëzon skuadrën e tij për guximin që tregoi përballë Milanit. “Djemtë e mi janë kurajozë dhe të zotë. Ekzistonin mundësitë për t’u kualifikuar, por unë nuk ankohem, përkundrazi jam shumë krenar.

Ibra Deki

Më erdhi keq për goditjen e këndit, por nuk ankohem. Milani do ta kishte goditur, ashtu si skuadrat e tjera të këtij niveli. Lojtarët e mi kanë treguar se mund të bëjnë gjëra të mëdha, do të jem gjithnjë në krah të tyre, e meritojnë”, tha trajneri i Crvenës për “Sky Sports”.

“Klubi besoi tek unë, thoshin se isha i ri, por unë nuk luaja kriket, kam luajtur futboll. Ibrahimoviç është si një vëlla për mua, më shumë se një mik. Ai mund t’i rezistojë çfarëdolloj goditjeje. Milani duhet të përmirësohet, këto 20 ditët e fundit nuk kanë qenë shumë të mira. Kampionati varet vetëm nga Interi që në këtë moment është favorit për titullin”, përfundoi serbi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"