I vlefshëm për Tiranën, sulmuesi bardheblu rrezikon të humbasë 5 ndeshje të kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2020 | 22:39

I vlefshëm për Tiranën, sulmuesi bardheblu rrezikon të humbasë 5 ndeshje të kampionatit

Ernest Muçi është kthyer më në fund me ekipin në stërvitje. Pas më shumë se një jave pune të plotë, te Tirana vihej re mungesa e lojtarit të repartit të avancuar. Futbollisti ka kaluar një inflamacion të rëndë dhe i është dashur përdorimi i antibiotikëve.
ernest muci 1
Lojtari dukshëm ishte hequr si në fytyrë e trup dhe vetëm dje bëri pak stërvitje. Nëse lojtarët e tjerë janë gati për të qenë në fushën e lojës, Muçit do t’i duhet që të punojë shumë për të qenë gati për këtë sezon. Me shumë mundësi, ai do të jetë në gatishmëri vetëm në pesë takimet e fundit të kampionatit.

Kujtojmë që Muçi është një nga lojtarët, i cili mund të shitet në fund të sezonit në një skuadër tjetër. Ka qenë vetë presidenti i bardhebluve, Refik Halili, i cili zbuloi një gjë të tillë. Mësohet se për Muçin janë interesuar disa skuadra, sidomos nga kampionati kroat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"