I shënoi dopietë Realit në Champions, klubi europian me “dorë të hekurt”. Përjashton lojtarin nga skuadra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2020 | 14:08

I shënoi dopietë Realit në Champions, klubi europian me “dorë të hekurt”. Përjashton lojtarin nga skuadra

Sulmuesi Nigerian Emanuel Denis, ishte një nga lojtarët më të përfolur para një viti në Ligën e Kampioneve, kjo për shkak se me skuadrën e Klub Bryzh i mori barazim Realit në shtëpi në Ligën e Kampioneve 2-2 dhe të dy golat u shënuan pikërisht nga nigeriani.

hqdefault

Megjithatë për ndeshjen e radhës të klubit belg, futbollisti Nigerian nuk do të jetë as në formacion, por as në stol. Kjo jo për shkak të ndonjë dëmtimi, por për shkak të një dënimi disiplinor. Klubi i Bryzh ka vendosur  që të përjashtojë lojtarin nga ekip për ndeshjen në Ligën e Kampioneve me Dortmundin, pasi nuk respektoi vendimin e drejtuesve.

Këta të fundit kishin vendosur që lojtarët të respektonin disa rregulla në autobusin e skuadrës, për t’u ruajtur nga virusi. Megjithatë kjo nuk i ka pëlqyer Denis, I cili kërkonte të ulej në vend tjetër dhe jo atje ku e kishin vendosur. Në këtë situatë ai është irrituar dhe ka kërkuar të ulej në vend tjetër. Kjo nuk u prit aspak mirë nga drejtuesit, të cilët vendosën ta përjashtojnë nga skuadra.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"