I shënoi 3 gola Shqipërisë U-21, habit trajneri anglez: Na e bëtë të vështirë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 21:19

I shënoi 3 gola Shqipërisë U-21, habit trajneri anglez: Na e bëtë të vështirë!

Trajneri i Anglisë U-21, Eidi Bothroid, u tregua shumë modest edhe pas fitores së pastër 0-3 në Shkodër, ndaj Shpresave të Shqipërisë.

bandicam 2019-11-15 20-56-38-166

Në mikrofonin e “Rtsh”, Bothroid u shpreh se Shqipëria ia bëri shumë të vështirë ta fitonte ndeshjen, ndërsa e pranoi se e kishte të vështirë të thyhej.

Ndeshje e lehtë?

Nuk mendoj se ka ndeshje të lehtë. Edhe sot Shqipëria ishte e vështirë. Luftuan fort, dhe nuk na e bënë të lehtë, dhe na vunë në vështirësi. Në fund të ndeshjes, ne u bëmë më të fortë në fushë, dhe ata u dobësuan disi.

Kombëtarja e Shqipërisë?

Ka një trajner të mirë, është e organizuar mirë, dhe e vështirë të thyhet. Ne shënuam gola, por nuk ishte aq e thjeshtë. Rezultati me siguri nuk paraqet lojën e vërtetë që u zhvillua në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"