I premtoi 30 mijë dollarë në këmbim të qenit, një person padit ish-sulmuesin e Liverpulit. Ja arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2021 | 14:54

I premtoi 30 mijë dollarë në këmbim të qenit, një person padit ish-sulmuesin e Liverpulit. Ja arsyeja

Ish-sulmuesi i Liverpulit, Daniel Starrixh, është paditur nga një person i cili pretendon se 31 vjeçari nuk e ka dëmshpërblyer pasi ky i fundit i kishte premtuar 30 mijë dollarë në këmbim të gjetjes së qenit të tij.

qeni

Në vitin 2019, shtëpia e Starrixh në Los Anxhelos u plaçkit nga disa persona me maske të cilët i kishin vjedhur disa çanta dhe qenin e tij të veçantë që kushtonte 4 mijë dollarë. Në atë kohë, 31 vjeçari premtonte se nëse dikush kishte informacion mbi vendodhjen e qenit të tij do ta paguante me shumën e 30 mijë dollarëve.

Një person kontaktoi vetë me Starrixh duke i treguar vendodhjen e qenit i cili ishte hedhur diku në rrugët e Los Anxhelosit. Por ka qenë vetë personi i cili ka vendosur të shkojë ta padisë në gjykatë ish-sulmuesin e Liverpul pasi ky i fundit nuk e kishte mbajtur premtimin e tij mbi shpërblimin e premtuar.

Lajmi ka bërë bujë të madhe dhe nuk dihet se si do të shkojë gjyqi ndaj Starrixh, i cili aktualisht nuk luan për asnjë skuadër pasi u largua nga turqit e Trabzonsporit vitin e kaluar në formën e lojtarit të lirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"