“I kemi dominuar të gjitha ekipet”, Lorenco Vila: Fitorja ndaj Bylisit ishte detyrim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 20:35

“I kemi dominuar të gjitha ekipet”, Lorenco Vila: Fitorja ndaj Bylisit ishte detyrim

Lorenco Vila ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, ku Teuta triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Bylisit, ku arriti të shënojë edhe 1 gol. Pas përfundimit të ndeshjes, për “Gol pas Goli”, Vila u shfaq i lumtur teksa u shpreh se fitorja sot ishte detyrim, për disa arsye.

lorenco vila

Qetësia në ndeshje– Vinim pas një humbje me Vllazninë. Na duhej me çdo kusht fitorja sot, pasi nuk po arrinim të fitonim në shtëpi. E kishim detyrim. Numri 10 është përgjegjësi, duhet të shënojë gola. Nuk jam i vetëm lider te Teuta jemi të gjithë. Shpresoj ta ndihmoj Teutën me paraqitjen dhe golat.

Diferenca me Vllazninë- Në të gjitha ndeshjet kemi luajtur shumë mirë dhe kemi dominuar, përveç ndeshjes me Vlalzninë në Shkodër. Shpresoj që Krasniqi dhe Bregu të zhbllokohen, pasi rastet i kanë.

Kundërshtarët më të vështirë– Vllaznia që janë në vend të parë, Laçi ka ekip të mirë, Tirana Partizani, Kukësi gjithashtu ka lojtarë të mirë në ekip.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"