I ka surprizuar të gjithë me formën e tij, ish-sulmuesi i Kukësit në “radarin” e 2 klubeve të Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2020 | 23:30

I ka surprizuar të gjithë me formën e tij, ish-sulmuesi i Kukësit në “radarin” e 2 klubeve të Serisë A

Ish-sulmuesi i Kukësit, Mirlind Daku, po kalon një formë të jashtëzakonshme në Superligën e Kosovës. 22-vjeçari, i cili aktivizohet me Ballkanin, në 7 javë kampionat ka arritur të realizojë plot 14 gola, duke u shndërruar në një “makineri” të vërtetë golash. Veç shkëlqimit me klubin nga Suhareka, Daku ishte protagonist edhe me Kosovën U-21 ku shënoi golin e fitores ndaj Andorrës.

DAKU

Ndërkohë së fundmi, sipas medias kosovare “Zëri.info”, falë formës së shkëlqyer, sulmuesi ka zgjuar e 2 klubeve të Serisë A. Bëhet fjalë për Lacion dhe Torinon, që nisur ta monitorojnë situatën e 22-vjeçarit shtatlartë.

auto_Untitled1603530658

Në rast se bomberi vazhdon me këtë ecuri të frikshme, ekziston mundësia reale që kartoni i tij të kalojë në pronësi të një prej klubeve të Serisë A dhe më pas pse jo të transferohet te ndonjë ekip në një ligë disi më të ulët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"