I afruar nga radhët e Apolonisë, kush është talenti 16-vjeçar i Skënderbeut që trajneri Ahmataj i besoi 45 minuta ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2021 | 23:56

I afruar nga radhët e Apolonisë, kush është talenti 16-vjeçar i Skënderbeut që trajneri Ahmataj i besoi 45 minuta ndaj Partizanit

Trajneri i Skënderbeut, Julian Ahmataj, i surprizoi të gjithë, teksa vendosi të aktivizonte në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes ndaj Partizanit, futbollistin 16-vjeçar, Redi Kacanolli, i afruar së fundmi në merkato.

Kacanolli56

Talenti fierak zuri vendin e mesfushorit Uerdi Mara. Po kush është Redi Kacanolli? I lindur më 1 maj 2004, Kacanolli është një produkt i akademisë së Apolonisë.

Futbollisti 16-vjeçar rezulton i federuar me skuadrën korçarë ditën e djeshme, kur u zhbllokua edhe merkatoja e bardhekuqve.

Kacanolli

Bëhet fjalë për një futbollist tepër të talentuar, që spikati me moshat e Apolonisë, të cilat u shpallën kampione sezonin e shkuar. Kacanolli u aktivizua disa minuta edhe me ekipin e parë te Apolonisë, kur fierakët militonin në Kategorinë e Parë dhe drejtoheshin nga Mërgjyshi. Ai gjithashtu është pjesë edhe e Kombëtareve të moshave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"