Hyri në ring për të ndihmuar Mek Gregorin, tifozi irlandez: Rusët donin që ta vrisnin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2018 | 18:46

Hyri në ring për të ndihmuar Mek Gregorin, tifozi irlandez: Rusët donin që ta vrisnin

UFC-229 rezervoi një nga duelet më të bukura në historinë e këtij sporti. Khabib Nurmagomendov dhe Konor Mek Gregor u përballën mes tyre në një sfidë që arriti deri në nivelet personale. Pas sfidës në ring dhe jashtë tij filluan përleshjet e luftëtarëve me pjesëtarët e skuadrës kundërshtare. Në ring hynë një pjesë e mirë e tifozëve të Khabibit, që të sulmonin Mek Gregorin, por në ndihmë të irlandezit erdhi një patriot i tij David Martin i cili është shprehur:

mcgregor7

“Mendova se Rusia po sulmonte Irlandën. Ky djalosh (Konor Mek Gregor) u mund dhe ishte i rraskapitur pas luftës në ring, ndërsa një grup i tifozëve rusë kërceu për ta sulmuar. Atëherë vendosa të ndërhyj. Mendova se vendi im më thërriti dhe kërceva në ring.

Jam i zhgënjyer që nuk isha në gjendje të arrija më parë për ta ndihmuar Mek Gregor. Në fakt, në qoftë se një djalosh aty, që Konor e mënjanoi me një grusht në qafë, do ta godiste me atë vrull në kokë, situata mund të kishte pasur një rezultat fatal.

Unë mendova se mund ta vrisnin Konor Mek Gregor. Dhe ata djemtë ishin duke shkuar për të vrarë atë, ndaj nuk mund të qëndroja pasiv, i shkova në ndihmë patriotit tim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"