“Humbje poshtëruese”, Setien refuzon dorëheqjen direkt pas ndeshjes: Duhet të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2020 | 0:30

“Humbje poshtëruese”, Setien refuzon dorëheqjen direkt pas ndeshjes: Duhet të…

Trajneri i Barcelonës, Kike Setien, e ka cilësuar si poshtëruese humbjen e sotme me rezultatin 8-2 ndaj Bajernit të Mynihut, gjithsesi ai nuk ka pranuar të japë dorëheqjen live, pas kësaj disfate të tmerrshme. Në prononcimin pas ndeshjes, Setien u shpreh:

setien-1-600x360

“Vërtetë e dhimbshme. Zhgënjim i madh. Barcelona është një klub i madh. Kjo bën dëm dhe diçka me siguri do të ndryshojë. Duhet të nxjerrim përfundime dhe të marrim vendime.

Nuk e di nëse jemi në fund të një cikli, kam qenë këtu vetëm për tetë muaj, por nëse Gerard Pike është një reflektim si ai që sapo dëgjova, besoj se ka diçka në bazë.

Është shumë herët dhe e vështirë të mendoj nëse do të vazhdoj apo kjo, kjo nuk varet nga unë, do të ketë reflektim duke pasur parasysh rëndësinë që ka për Barcelonën një humbje kaq poshtëruese”, u shpreh Setien.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"