Humbje e thellë me Tiranën, Plori: Ndikoi karantina, kam rezerva për penalltinë e bardhebluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2020 | 19:19

Humbje e thellë me Tiranën, Plori: Ndikoi karantina, kam rezerva për penalltinë e bardhebluve

Trajneri i Besëlidhjes Elvis Plori analizoi se periudha e gjatë e karantinës ndikoi në humbjen e thellë të skuadrës së tij ndaj Tiranës me rezultatin 5-1.
bandicam 2020-06-11 19-13-45-852
Për “Supersport” tekniku shkodran kontestoi dhe penalltinë e shënuar nga Batha. Sipas tij kjo e vrau psikologjikisht skuadrën.

“Takimi – Janë këto diferenca midis skuadrave. Tirana bën diferencën, kjo u pa në anën psikologjike. U rreshtuam mirë dhe shënuam. Kam rezerva për penalltinë e Tiranës, sepse është goditje për skuadrat e vogla. Ndikoi shumë kjo ndërprerje. Në minutan e 60-ë filloi lodhja dhe lojtarët ranë fizikisht dhe psikologjikisht. Nga ana psikologjike vuajtëm. Jam i mendimit se sportistët e kanë respektuar shumë mirë karantinën”, deklaroi Plori.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"