Humbja në derbi, Gatuzo: Interi e meritoi fitoren, u treguam pula që pësuam atë gol naiv

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2018 | 23:44

Humbja në derbi, Gatuzo: Interi e meritoi fitoren, u treguam pula që pësuam atë gol naiv

Trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo foli pas humbjes në derbi me Interin për mediat, ku e pranoi se zikaltërit e merituan më shumë se kuqezinjtë fitoren. Gjithesesi tekniku tregon se pendimi i vetëm është se në 15 minutat e fundit skuadra e tij kishte shumë mundësi për të kundërsulmuar, por nuk i shfrytëzoi siç duhet.

429116_TS_21-10-18_5091683119_

“Inter padyshim që e meritoi më shumë se ne, por nëse kjo ndeshje do të ishte mbyllur 0-0, mund të kishim shumë gjëra pozitive për të thënë. Luajtëm një lojë fizike që nuk na pëlqen ta luajmë, por e bëmë mirë. Mund të kishim pasuar më mirë dhe të kishim bërë më mirë në kundërsulme. Që prej fillimit të sezonit ekipi im nuk ka arritur të ruajë të njëjtin stil loje për 90 minuta, por këtë herë e bëri.

Pendimi im i vetëm është se në 15 minutat e fundit kishim shumë mundësi për të kundërsulmuam por nuk i shfrytëzuam siç duhet. Por në përgjithësi, duhet thënë se Inter luajti më mirë se ne. Nuk dua të komentoj për paraqitje individuale. Të gjithë kanë bërë gabime në mbrojtje, Abate nuk mbylli hapësirën e pasimit, Musakio nuk e lexoi mirë krosin. Ndeshjen e humbëm së bashku, jo vetëm prej Donnarumës. Humbëm sepse nuk luajtëm me kurajon e duhur, U treguam pula që e pësuam atë gol në minutën e 92-të. Ishim të shpërqendruar dhe pësuam një gol naiv”, u shpreh Gatuzo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"