Humbja ndaj Skënderbeut, ish-lojtari i Partizanit kritika lojtarëve: Jeni frikacakë, lërini po***ët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2021 | 17:07

Humbja ndaj Skënderbeut, ish-lojtari i Partizanit kritika lojtarëve: Jeni frikacakë, lërini po***ët

Partizani mori një humbje surprizuese ditën e djeshme, teksa të kuqtë u mposhtën në “Elbasan Arena”, nga skuadra e Skënderbeut.

Partizani

Pas kësaj ndeshjes, kritikat për lojtarët e kuq nuk kanë munguar, teksa ishte një ish-lojtar i Partizanit si Edmond Dosti, i cili nëpërmjet një postimi në profilin e tij, nuk nguron t’i quajë lojtarët frikacakë, duke thënë më tej se nuk janë asgjë para Partizanit.

“Urime për fitoren Skënderbeut. Edhe mundet të humbasësh nga vendi i fundit në tabelë, por të luash pa personalitet, kjo është e papranueshme, prandaj i bëj thirrje disa lojtarëve t’i lënë mënjanë po****ët mënjanë se pse nuk janë asgjë para Partizanit. Jeni lojtarë frikacakë dhe pa zemër, lojtarë të paprekshëm nuk ka”, shkruan Dosti në postimin e tij.

POSTIMI I DOSTIT

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"